Showbiz

FOTO/ Në kërkim aktori Vis Pupa, bashkëshortja e tij sqaron akuzat për kanabis

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Në kërkim aktori Vis Pupa, bashkëshortja e tij sqaron

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur në rrjetet sociale është vënë nën akuzë në Australi për kultivimin e një sasie droge të kontrolluar dhe ndërhyrje të paautorizuar në furnizimin elektrik.

Zonja Pupa po përballet me akuzën e kultivimit të 43 bimëve kanabisi në një pronë në Ascot Park.
Sipas dokumenteve gjyqësore, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën 1 janar - 4 prill 2025. Ajo u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës në Adelaide, por ende nuk ka paraqitur një deklaratë për akuzat.

Avokatët e saj kanë kërkuar ndryshime në kushtet e lirimit me kusht për të lejuar udhëtimet e saj ndërkombëtare për arsye pune, duke theksuar se ajo ka klientë në Shqipëri, SHBA dhe Australi. Megjithatë, prokurorët kundërshtuan këtë kërkesë.

Ajo dha këtë përgjigje për Dritare TV. - “Bëhet fjalë për një pronë të dhënë me qira por që është me emrin tim. Gjyqi po mbahet për pasqyrimin e fakteve. Nuk mund të them asgjë më shumë, derisa çështja të mbyllet, për arsye hetimesh në radhë të parë por edhe për të qenë e qartë për të gjithë në fund, në radhë të dytë. Ju falënderoj që më pyetët përpara se të shpërndanit një lajm të përçudnuar!”, theksoi zonja Pupa në reagimin e saj.

Çfarë raportuan mediat?

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur në rrjetet sociale me mbi 80 mijë ndjekës, është duke u përballuar me drejtësinë në Australi, pasi akuzohet për kultivim të një sasie të madhe kanabisi dhe ndërhyrje të paligjshme në furnizimin me energji elektrike, shkruajnë mediat australiane. Belina, e cila është bashkëshortja e aktorit të njohur shqiptar, Elvis Pupa doli këtë të martë përpara Gjykatës së Magjistraturës në Adelaide.

FOTO/ Në kërkim aktori Vis Pupa, bashkëshortja e tij sqaron

Ajo nuk ka paraqitur ende ndonjë deklarim fajësie për akuzat që rëndojnë mbi të. Sipas dokumenteve gjyqësore, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën 1 janar – 4 prill 2025, në një pronë në Ascot Park, ku janë zbuluar 43 bimë kanabisi.

FOTO/ Në kërkim aktori Vis Pupa, bashkëshortja e tij sqaron

Avokati i saj kërkoi nga gjykata ndryshim të kushteve të lirimit me kusht, me argumentin se Pupa ka një biznes ndërkombëtar dhe duhet të udhëtojë drejt Shqipërisë për qëllime pune. “Ajo ka klientelë në Shqipëri, SHBA dhe Australi, dhe shpenzon rreth tre muaj në vit në Shqipëri, ku ofron shërbimet e saj edhe në televizion”, u tha në sallën e gjyqit.

FOTO/ Në kërkim aktori Vis Pupa, bashkëshortja e tij sqaron

Prokuroria kundërshtoi ashpër kërkesën, duke e cilësuar rastin të rëndë dhe duke shtuar se partneri i saj, Vis Pupa i bashkë-akuzuar në këtë çështje, është larguar nga vendi dhe është aktualisht në kërkim. Magjistratja vendosi të shtyjë seancën dhe lejoi Belina Pupën të mbetet në liri me kusht deri në seancën e radhës që do të mbahet javën e ardhshme.

FOTO/ Në kërkim aktori Vis Pupa, bashkëshortja e tij sqaron

Pupa ka një profil të njohur publik, me paraqitje të shumta në emisione televizive informative dhe aktivitet të dukshëm në promovimin e mirëqenies mendore dhe shëndetit psikologjik, veçanërisht në komunitetin shqiptar në diasporë.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH