Belina Pupa, bashkëshortja e aktorit të humorit, Elvis Pupa ka reaguar lidhur me lajmin që ka qarkulluar sot gjerësisht në media, ku ajo dhe bashkëshorti i saj akuzohen për ngritjen e një “shtëpie bari” në vendin e banimit, Australi.
Ndërkohë Pupa ka reaguar për “Dritare TV”, duke ka sqaruar se bëhet fjalë për një pronë të lëshuar me qira për palë të tjera, por prona është e regjistruar në emër të saj. Përsa i përket gjyqit, ajo është shprehur se procesi po mbahet me qëllim pasqyrimin e provave.
Për shkak të këtij procesi gjyqësor, Belina Pupa nuk ka mundur të ndajë më tepër detaje, por ka qartësuar opinionin publik se as ajo dhe as bashkëshorti i saj nuk janë të përfshirë në një aktivitet të paligjshëm.
“Përshendetje Dritare TV. Bëhet fjalë për jë prone të dhën me qira, por që është në emrin tim. Gjyqi po mbahet për pasqyrimin e fakteve. Nuk mund të them asgjë më shumë, derisa çështja të mbyllet për arsye hetimesh në radhe të parë, por edhe për të qenë e qartë për të gjithë në fund, në radhë të dytë.
Ju falenderoj që më pyetët përpara se të shpërndanit një lajm të përçudnuar!”, mësohet se ka thënë në reagimin e Belina Pupës për Dritare TV.