Kronikë

Shpërndanin lëndë narkotike në doza me qëllim shitjen, arrestohen babë e bir në Shkodër

Shkruar nga Liberale

Shpërndanin lëndë narkotike në doza me qëllim shitjen,

Dy persona , babë e bir janë arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi posedonin lëndë narkotike kanabis me qëllim shitjen në doza.

Blutë  kanë   sekuestruar  sasinë e kanabisit që kishin me vete dhe një tjetër sasi kanabisi që u gjet në banesën e tyre.

Të arrestuarit akuzohen  për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë goditur një rast të shitjëes së lëndëve narkotike në doza.

Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit: Gj. Z., 59 vjeç dhe P. Z., 20 vjeç (babë e bir), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, në lagjen “Tre Heronjtë”, me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të cilën dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen në doza. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, u gjet një tjetër sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH