Një 47-vjeçar shqiptar i kapur nga policia gjatë një bastisjeje në një fermë kanabisi në Eyemouth është burgosur për 14 muaj.
Policia vlerëson se kultivimi i paligjshëm - i zbuluar në një njësi në një zonë industriale në rrugën Coldingham të qytetit - vlen rreth 900,000 £, ose mbi 1 milion euro.
Adriatik Abazi më parë e kishte pranuar fajësinë për akuzën e prodhimit të një sasi droge të kontrolluar në ndërtesën Marnic Seafoods midis 18 dhe 28 nëntorit të vitit të kaluar.
Gjykata e Selkirkut sot (e hënë) dëgjoi se pronari i njësisë u bë dyshues pasi dritaret e pronës ishin të mbyllura me dërrasa dhe qiraja nuk ishte paguar.
Abazi, i cili u gjet brenda me bimën e kultivuar, informoi policinë se i ishte "thëne të ujitte bimët".
Avokati i tij, Ed Hulme, shpjegoi se klienti i tij - i cili kishte punuar në industrinë e ndërtimit në Itali, ku ka jetuar që në moshë të re - kishte fluturuar për në Mbretërinë e Bashkuar për të vizituar një mik kur dëgjoi disa njerëz duke folur shqip në një pub në Londër dhe ku u njoh e më pas u përfshi në aktivitete të paligjshme. /Liberale.al/