Kronikë

I shpallur në kërkim për kultivimin e kanabisit/ Arrestohet 53-vjeçari në Malësinë e Madhe

Shkruar nga Liberale

I shpallur në kërkim për kultivimin e kanabisit/ Arrestohet

Një 53-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi dyshohet si bashkëpunëtor për kultimivimin e kanabisit. 53-vjeçari bashkë me tre persona të tjerë , në muajin korrik 2023, ka kultivuar 161 bimë kanabisi, në fshatin Ivanaj.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.  Shtetasi L. K. dyshohet se në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, në muajin korrik 2023, ka kultivuar 161 bimë kanabisi, në fshatin Ivanaj”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A është SPAK, ashtu siç ende vazhdon të pretendojë një pjesë e opozitës, “vegël” dhe në shërbim të qeverisë?

  • Po!
  • Jo!
  • Nuk e di!
SHQIPENGLISH