Një 40-vjeçar nga Vora është paraqitur në spital, i plagosur me armë.
Policia njoftoi se rreth orës 03:30, është paraqitur në spital për mjekim shtetasi E. A., 40 vjeç, pasi dyshohet se brenda në banesën e tij në Marikaj, është plagosur me armë zjarri në këmbë.
40-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pushkë, të cilën 40-vjeçari e posedonte pa leje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.