Kronikë

EMRI/ U aksidentua teksa i arratisej policisë, ky është 38-vjeçari që humbi jetën në Itali

Shkruar nga Liberale

EMRI/ U aksidentua teksa i arratisej policisë, ky është

Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident teksa po tentonte ti arratisej policisë italiane. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Nettuno, afër Romës. Ndërkohë viktima është identifikuar Arbër Meçaj. 

Ai humbi jetën pas një aksidenti teksa po i arratisej patrullës së policisë. Patrulla ndoqi makinën një Fiat Cinquecento, e cila hyri në një rrugë të dëmtuar dhe pa asfalt. Në këtë moment, një pluhur i madh u ngrit dhe patrulla ngadalësoi për shkak të dukshmërisë të dobët. Makina vazhdoi udhëtimin, dhe përfundoi duke u përplasur me një shtyllë telefoni dhe u rrotullua.

Nga automjeti, sipas hetimeve të autoriteteve, doli një çantë e madhe në të cilën u gjetën 23 paketa me gjithsej 25 kg kokainë. Policia iu afrua për të ofruar ndihmë, por për shqiptarin nuk bëhej më dot asgjë pasi kishtë ndërruar jetë.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH