Policia e Durrësit ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar vëllanë e tij.
Gjithashtu, sipas policisë, 40-vjeçari ka tentuar që t’i djegë automjetin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: E. B., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij dhe ka tentuar t’i djegë automjetin”, njofton policia.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. B. iu gjet një mjet prerës (thikë).