Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lushnje, ku Arens Monka, 37 vjeç, dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me një armë zjarri, të cilën e mbante pa leje.
Fillimisht ai ka pretenduar se ishte dëmtuar me një mjet prerës, por hetimet zbuluan se ngjarja kishte ndodhur brenda automjetit të tij, ku ndodhej edhe arma.
Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë, Igli Monka dhe Florjon Veliu, të cilët dyshohet se fshehën automjetin ku ndodhi ngjarja. Gjatë kontrollit, u sekuestruan fishekë dhe një predhë arme zjarri.
Hetimet janë ende në vijim për të zbardhur plotësisht ngjarjen.