Kronikë

Merret peng dhe dhunohet 31-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Liberale

Merret peng dhe dhunohet 31-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 31 vjeçar është mbajtur peng për disa orë. Sipas policisë së shtetit, shtetasi me iniciale L.M ,është marrë me forcë dhe futur në një automjet tip "Audi" ku është mbajtur për rreth dy orë, ka qenë nën presion dhe është dhunuar me grushte.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Dashmir Pira 44-vjeçari me banim në Tiranë. Ai u ka në flagrancë edhe vihet në pranga si rezultat i veprimeve të shpejta të policisë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, pasi morën njoftim se një 31-vjeçar ishte marrë me forcë, në automjet nga një shtetas, organizuan menjëherë punën për indentifikimin e autorit.

Nga hetimet dyshohet se 44-vjeçari për motive të dobëta, e ka marrë me forcë në automjetin e tij për gati dy orë.

Materialet procedurale i kaluan policisë për veprime të mëtejshme.

 

 

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH