Numri i vrasjeve me dashje në Shqipëri ka ardhur në rënie, megjithatë në një publikim të fundit të Eurostat, renditemi të tretët në Ballkanin Perëndimor me 34 ngjarje të tilla për vitin 2023.
Listën në rajon e kryeson Serbia me 78 raste pasuar nga Bosnja dhe Hercegovina me 35.
Statistikat zyrtare për Shqipërinë tregojnë se në harkun kohor të 10 viteve numri i vrasjeve me dashje ka rënë ndjeshëm, me 68%. Konkretisht në vitin 2013 numëroheshin 107 raste, trefish më shumë sesa policia ka identifikuar si te tilla në vitin 2023.
Sipas Eurostat, ndër vendet e BE-së, numri më i lartë absolut i vrasjeve me dashje u regjistrua në Francë (887), e ndjekur nga Gjermania (661) dhe Italia (338), ndërsa numri më i ulët u gjet në Maltë (2), Luksemburg (4) dhe Qipro (10).
Në vitin 2023, ka pasur 3 930 vrasje me dashje në BE të regjistruara nga policia, një rritje prej 1.5% krahasuar me vitin 2022. Megjithatë, në dekadën e fundit ka pasur një tendencë rënëse me 15%.