Kronikë

TRAGJIKE në Divjakë! Shkoi në fshat të riparonte një defekt, humb jetën 32 vjeçari

Shkruar nga Liberale

TRAGJIKE në Divjakë! Shkoi në fshat të riparonte një

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Mërtish të Divjakës. Një elektriçist ka humbur jetën teksa punonte.

Elektricisti 32 vjeç Xhuljo Shtëmbari humbi jetën teksa po punonte për riparimin e linjës Mërtish- Gradishtë.

Raportohet se shkak ka qenë një gabim në komunikim pasi Shtëmbarit i është thënë se linja është stakuar dhe ky i fundit është ngjitur të kryejë punime dhe ka mbetur i vdekur në vend nga rryma elektrike.

Policia shkoi në vendngjarje dhe kreu procedurat për të zbardhur ngjarjen.

“Pasditen e sotme, në fshatin Mërtish, shtetasi Xh. Sh., 32 vjeç, me detyrë elektricist, gjatë riparimit të linjës së tensionit të mesëm, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaroi policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH