Kronikë

Lëvizte me armë zjarri pa leje/ Shkodër, vihet në pranga 44-vjeçari

Shkruar nga Liberale

Lëvizte me armë zjarri pa leje/ Shkodër, vihet në pranga

Një 44-vjeçar u arrestua në Shkodër në kuadër të operacionit “Square”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë Isak Mema, banues në Laknas, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë operacionit, në sheshin “Isa Boletini”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin në të cilin qarkullonte Mema, i dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit fizik, atij i është gjetur një armë zjarri pistoletë me një krehër me 14 fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH