Xhensila Myrtezaj festoi pak ditë më parë ditëlindjen. Artistja në këtë ditë të veçantë ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe kolegë nga sfera e muzikës, të cilat nuk ngurroi t’i ndante edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Megjithatë ndryshe nga çdo vit tjetër ku Xhensila ka bërë festë të madhe për ditëlindje, këtë herë ajo zgjodhi që të bënte një festë sa më private.
Theksojmë se në rrjetet sociale munguan foto dhe video nga një festë, që lë të kuptohet se në këtë ditëlindje ka munguar një “mega” festë. Por n ë vend të kësaj, Xheni, sikurse e thirrte edhe ish-bashkëshorti Bes Kallaku, kishte zgjedhur një ambient familjar, ku ta kalonte vetëm me familjen e saj dhe me miqtë e ngushtë.
Xhensila Myrtezaj është teje e njohur për zërin e saj të ëmbël, prezencën karizmatike dhe shpirtin pozitiv, Xhensila ka fituar zemrat e publikut shqiptar ndër vite, me këngë që janë kthyer në hite të padiskutueshme.