Aktualitet

FOTO E DITËS: Katolikët kremtojnë sot të "Dielën e Larit", e diela para Pashkëve

Shkruar nga Liberale
FOTO E DITËS: Katolikët kremtojnë sot të "Dielën e

"E diela e Larit",  një nga ditët më të rëndësishme për besimtarët katolikë u festua sot në Katedralen e Shën Nikollit në Lezhë.

Qytetarë të shumtë morën pjesë në meshën e shenjtë duke sjellë me vete degë ulliri dhe dafina si simbol i paqes, përulësisë dhe fitores së jetës mbi vdekjen.

Liturgjia e të Dielës së Larit shënon hyrjen e Jezusit në Jerusalem dhe hap javën e shenjtë që kulmon me Pashkën.

Gjatë meshës Arqipeshkëvi i Dioqezës së Lezhës, Otavio Vittale ftoi besimtarët të afrohen më shumë me zotin në këto ditë të shenjta përmes lutjes, pendesës dhe dashurisë ndaj njëri-tjetrit.

Atmosfera e krijuar në Katedralen e Shën Nikollit dëshmoi përkushtimin e komunitetit katolik në Lezhë për të përcjellë traditë të vjetër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH