Showbiz

Debati që shuan kureshtjen! Gjesti dhe Egli do të djegin “shaminë e beqarisë” para finales së madhe

Shkruar nga Liberale

Debati që shuan kureshtjen! Gjesti dhe Egli do të djegin

Pas skenës së dhunës që bëri bujë, shtëpia më e famshme pritet të kthehet në një ambient festiv. Dasma tradicionale e Big Brother VIP Albania do të ndodhi sonte. Gjesti ka bërë një kërkesë të veçantë për të organizuar një dasmë me Eglin brenda shtëpisë, dhe ai mori përgjigjen zyrtare.

Teksa finalistët u mblodhën në dhomën e ndenjës, Gjesti lexoi një zarf të Vëllait të Madh që përmbante lajmin. Finalistë, Vëllai i Madh ka marrë në konsideratë kërkesën e Gjestit për të organizuar për herë të fundit këtë sezon, dasmën tradicionale të Big Brother. Sonte ka festë me të ftuar shumë specialë. Vëllai i Madh do të kujdeset për çdo detaj”.

Pas leximit, Gjesti u ngrit dhe përqafoi Eglin, e cila u shfaq e habitur nga surpriza, duke e pyetur: “Kur e bërë këtë kërkesë?”. Emocionet ishin të mëdha, dhe edhe Rozana iu bashkua përqafimeve, duke uruar çiftin. Tani të gjithë presin me padurim dasmën që pritet të jetë një nga momentet më të bukura dhe të komentueshme të këtij sezoni.

Por a është serioze dasma?

Debati që shuan kureshtjen! Gjesti dhe Egli do të djegin

Egli dhe Gjesti kanë diskutuar për marrëdhënien e tyre, ku deri diku tregohet marrëdhënia e veçantë.

Egli:

Nuk je serioz.

Gjesti:

Pasha familjen jam serioz por jo si do ti.

Egli:

Nuk po ta kërkon njeri ty. Mua nuk më intereson martesa mua.

Gjesti

Nuk e kam menduar kurrë, e kam lënë të rrjedhë jetën.

Egli:

Nuk ta kam përmendur kurrë martesë, thjesht me e pa marrëdhenien serioze.

Gjesti:

Ndjej shumë për ty por nuk të shoh më larg.

Egli:

Po çfarë do me pa ti?

Gjesti:

Me të pas gru, nuk e shoh më bë më shumë gjëra me ty.

Egli:

As unë nuk e shoh. Je kontradiktor.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH