Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç, “shkërmoqen” makinat

Shkruar nga Liberale
Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç,

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të Hëne në aksin Lezhë-Laç. Siç raportohet nga mediat dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën mbi urën e lumit Mat, në zonën e Fushë-Milotit.

Nga përplasja është lënduar njëri prej shoferëve. Ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës për kontroll mjekësor.

Paraprakisht, dyshohet se shkak është bërë një manovër e gabuar e njërit prej automjeteve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH