Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Grecalli, ku një grua 53-vjeçe është gjetur pa shenja jete në garazhin e banesës së saj.
Viktima, dyshohet se i ka dhënë fund jetës përmes vetëvarjes. Familjarët kanë qenë ata që kanë zbuluar trupin, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Fier/Informacion paraprak:
Paraditen e sotme, në fshatin Grecalli, Fier, është gjetur e pajetë nga familjarët, në garazhin e banesës, shtetasja M. Sh., 53 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.