Aktualitet

Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë gati në 2025, Rama publikon itinerarin e lëvizjes me tren (PAMJET)

Shkruar nga Liberale

Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë gati në 2025, Rama

Kryeministri Edi Rama, përmes një video në rrjete sociale, ka publikuar itinerarin që një tren do të ndjekë në hekurudhën Durrës-Prishtinë.

“Hekurudha Kuq e Zi tashmë merr udhë” shkruan Rama, ndërsa i ka shoqëruar pamjet me flamujt të Shqipërisë dhe Kosovës.

Dhe sipas videos së publikuar nga kryeministri, itinerarin nga stacioni i Shkodrës do jetë i tillë:

“Stacioni i Shkodrës – Stacioni Prekal – Ndalesa në Koman – Stacioni i Tropojës – kalimi i kufirit në Kosovë – Stacioni i Gjakovës – Stacioni i Prishtinës“.

Ndërkaq, një ditë më parë, zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku prezantoi studimet e kësaj hekurudhe, duke u shprehur se kjo linjë e kthen kombin shqiptar në një pol për ekonominë dhe ndërlidhjen evropiane.

Ajo shpjegoi se hekurudha do të ndërlidhet me korridorin VIII, korridorin X dhe korridorin adriatiko-jonian.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH