Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut së Tiranës, Erion Veliaj, për heqjen e sekuestrimit ndaj celularit të saj.
Më herët në ankesën e saj, Xoxa kishte kërkuar kthimin e celularit, i cili është sekuestruar në kuadër të hetimeve që po zhvillohen nga SPAK.
Me këtë vendim, Apeli ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke konfirmuar sekuestrimin e pajisjes. Ajola Xoxa ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, ndërsa është nën hetim për fshehje pasurie.
Bashkëshorti i saj, Erion Veliaj, u arrestua më 10 shkurt të vitit 2025, nën akuzat për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.