Aktualitet

TRAGJIKE/ Aksidenti i RËNDË i mori jetën 16-vjeçarit në Shkodër, ndërron jetë edhe 14-vjeçari. Të dy po lëviznin me një motomjet

Shkruar nga Liberale

TRAGJIKE/ Aksidenti i RËNDË i mori jetën 16-vjeçarit

I mituri që mbeti i plagosur nga aksidenti i ndodhur një ditë më parë në Shkodër, ka humbur jetën këtë të martë.

Aksidenti ndodhi të hënën rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Stom Golem”. Të miturit ishin duke lëvizur me një motomjet që drejtohet nga një 16-vjeçar, i cili fatkeqësisht humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Ndërsa 14-vjeçari i mituri tjetër u transportua në spital në gjendje të rëndë. Raportohet se këtë të martë 14-vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH