Aktualitet

FOTO E DITËS: Universiteti La Sapienza i Romës vendos emrin ILARIA SULA në hapësirën e re studentore, në nder të 22 vjeçares shqiptare

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Universiteti La Sapienza i Romës vendos emrin ILARIA

Universiteti La Sapienza i Romës ka vendosur një pllakë me emrin e Ilaria Sulës në hapësirat e reja të studimit në godinën e ish-klubit rekreativ, në nder të 22-vjeçares shqiptare, e cila u vra mizorisht nga ish-i dashuri filipinez pak javë më parë. 22-vjeçarja ishte studente në Fakultetin e Shkencave Statistikore.

Ceremonia u zhvillua në prani të rektores Antonella Polimeni, prindërve dhe vëllait të Ilarias, të cilët së bashku zbuluan pllakën kushtuar asaj.

“Ilaria Sula, studente e Sapienzës, të mos harrojë të gjitha gratë viktima të femicideve, e ardhmja e të cilave nuk mund të shkruhet më”.

Iniciativa u organizua me rastin e 722 viteve të historisë që nga themelimi i Universitetit më 20 prill 1303 nga Papa Bonifaci VIII dhe 90-vjetorit të qytetit universitar më 31 mars 1935.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH