Aktualitet

E RËNDË në Kolonjë/ Zjarr në një banesë, i moshuari bllokohet mes flakëve

Shkruar nga Liberale

E RËNDË në Kolonjë/ Zjarr në një banesë, i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kolonjë, ku një banesë është përfshirë nga flakët.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Sanjollas, në një banesë ku jetonte i vetëm një 80-vjeçar.

Ky i fundit është nxjerrë nga zjarrfikësit dhe u dërgua në spital pasi ka pësuar djegie në trup.

Nuk dihet ende shkaku i nisjes së zjarrit, teksa flakët u përhapën duke përfshirë të gjithë banesën për shkak të erës.  Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave ndërsa ekspertët do të përcaktojnë shkakun e rënies së zjarrit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH