Kronikë

Ishte duke punuar, gruaja shqiptare humb jetën në Santorini

Shkruar nga Liberale

Ishte duke punuar, gruaja shqiptare humb jetën në Santorini

Një 59-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në vendin e punës në Greqi gjatë ditës së shtunë. Mediat helene raportojnë se 59-vjeçarja shqiptare e cila punonte në një hotel në zonën e Oias, ka humbur jetën pasi i ka rënë në kokë një objekt teksa ka qenë duke sistemuar dhomën.

Mediat helene raportojnë se një objekt-krevat, i varur në mur ka rënë mbi gruan duke e lënë të plagosur rëndë. Menjëherë janë lajmëruar grupet e urgjencës, por nuk kanë mundur ta ndihmojnë pais kishte ndërruar jetë, teksa krevati i kishte thyer qafën.

Autoritetet kanë arrestuar pronarit e hotelit, të cilit i kërkohet të japë shpjegime për kushtet e sigurisë së ambienteve.

Po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH