Ka nisur këtë të hënë nisur shpërndarja e fletëve të votimit për diasporën. Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri sot është nisur dokumentacioni fleta e votimit për zgjedhësit jashtë vendit, të qarku Dibër dhe Berat.
Fletët e votimit për këto dy qarqe janë nisur në 85 vende të botës, por mbërritja e tyre nuk është e njejtë për të gjitha shtetet.
Në Europë mbërritja e fletëve të votimit do të jetë maksimalisht në datën 22 Prill, ndërsa në kontinetet e tjera të paktën deri në 25 Prill.
Kujtojmë se ditën e enjte ka nisur procesi i vënies së vulave në fletët e votimit për diasporën, i cili monitorohet 24 orë me kamera.