Aktualitet

Shkarkohen nga detyra gjithë drejtuesit e policisë së Shkodrës

Shkruar nga Liberale
Shkarkohen nga detyra gjithë drejtuesit e policisë së

Janë shkarkuar nga detyra drejtuesit e Policisë së Shkodrës, për shkak të ndërtimeve pa leje në këtë qark.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i policisë së shtetit, Ilir Proda, i cili ka mbajtur një konferencë për mediat. Kështu, shefi i Stacionit të Thethit është pezullouar nga detyra, teksa është shkarkuar Fatmir Lleshi, drejtor i policisë Shkodër dhe shefi i komisariatit, Nik Nikolla. Nga ana tjetër mësohet se vendin e Famtir Lleshit pritet ta marrë Gent Berberi.

Shkak për shkakrimet e menjëhershme janë bërë ndërtimet pa leje në fshatin turistik të Thethit, ku ditët e fundit IKMT ka ndërmarrë një aksion për shembjen e tyre, ku janë përballur me kundështinë e banorëve.

Vijon shembja e objekteve pa leje në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe

“Përgjegjësia për ndërtimet pa leje nuk mund të mbetet përgjegjësi e vetme e një inspektori zone dhe specialisti krimi, ndaj kam vendosur të shkarkoj nga detyra, Drejtorin e Drejtorisë Vendore Shkodër, si dhe shefin e Komisariatit të Policisë Shkodrës.”- tha Proda.

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH