Edhe mëngjesin e kësaj të enjte inspektorët e IKMT-së, kanë rinisur sërish punën duke prishur të gjitha bujtinat e ngritura pa leje në zonën turistike të Thethit.
Sërish banorët kanë shfaqur rezistencë përballë forcave të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe policisë, duke mos i lejuar që t’ua shembin ndërtesat për të cilat ata thonë se i kanë me mund e djersë.
Bëhet me dije se gjatë kësaj përplasje, një prej banoreve ka humbur ndjenjat.
Dhe kanë qenë familjarët e saj ata të cilët e kanë marrë në krahë, duke e transportuar drejt ambulancës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.