Aktualitet

Ambasada Britanike për bashkëpunimin me SPAK: Mbështetje në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit

Shkruar nga Liberale

Ambasada Britanike për bashkëpunimin me SPAK: Mbështetje në

Ambasada Britanike në Shqipëri ka njoftuar sot mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për sundimin e ligjit në Shqipëri, përmes një partneriteti me Zyrën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Përmes një postimi zyrtar, ambasada bëri të ditur se përmes Shërbimit Ndërkombëtar të Komunikimeve të Qeverisë Britanike (GCSI), ka ndihmuar SPAK-un në hartimin dhe zbatimin e një Strategjie të Komunikimit, që synon forcimin e transparencës dhe komunikimit të progresit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Kjo Strategji Komunikimi është një moment i rëndësishëm që përshkruan se si SPAK do të komunikojë prioritetet e tij për tre vitet e ardhshme me median, qytetarët dhe palët e interesuara,” – thuhet në deklaratën e ambasadës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH