
Opinionisti Arbër Hajdari ka reaguar ashpër pas situatës së paprecedentë të ndodhur dje në spektaklin e Big Brother ku konkurrenti Jozefin Marku goditi Gjestin me shuplakë.
Ai u shpreh se: "Jozefin Marku dëshmoi se është një djalë i poshtër’, ndërsa përgëzoi policinë për shoqërimin e menjëhershëm të tij pas aktit të dhunës.“Ajo që dua të them është se ajo që ndodhi sot ishte ngjarje e paprecedent në Big Brother. Jozefin Marku sot dëshmoi se është një djalë i poshtër.
Mua Loredana më vjen keq për ty edhe pse ju kam ndarë në raportin që keni pasur dhe përgëzoj shoqërimin e menjëhershëm nga Policia e Shtetit”-u shpreh Arbër Hajdari.