Showbiz

Gjesti kërkon të MARTOHET me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Shkruar nga Liberale
Gjesti kërkon të MARTOHET me Eglin? Dasmë brenda

Edicionit të “Big Brother VIP Albania”, ngadalë, po i vjen fundi.

Katër finalistët e përzgjedhur nga publiku janë Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako të cilët po kalojnë së bashku ditët e fundit në shtëpinë më të ndjekur në vend. Gjesti merr kthesën e radhës, si kurrë më parë e pohon: Egli është gjithçka për mua

Këto momente qetësie shpejt u kthyen në gëzim dhe me shumë emocione të forta pasi Gjesti doli nga dhoma e rrëfimit me një Zarf të Bardhë ku ai dukej shumë i lumtur.

Përmbajtja e zarfit i dhuroi buzëqeshje të katër banorëve pasi, duket se, Gjesti i kishte bërë një kërkesë Vëllait të Madh që të zhvillohej një dasmë mes tij dhe Eglit.

Një kërkesë e cila është miratuar nga Vëllai i Madh, i cili ka vendosur që dasma do të ndodhë sonte, 14 prill ora 20:30, ku do të ketë të ftuar special dhe shumë surpriza.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH