Showbiz

"Më provokoi, unë nuk durova më...", çfarë deklaroi Jozi në polici pasi qëlloi me shuplakë Gjestin

Shkruar nga Liberale
"Më provokoi, unë nuk durova më...", çfarë

Pas incidentit të rëndë në spektaklin “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi fizikisht Gjestin gjatë largimit nga shtëpia, janë zbardhur detaje të reja nga dëshmia e Jozit në polici.

Sipas raportimeve, Jozi ka deklaruar: “Më ka provokuar gjatë gjithë lojës, nga gjaknxehtësia e qëllova. Nuk e durova më!”, duke justifikuar veprimin e tij si pasojë e tensioneve të akumuluara gjatë qëndrimit në spektakël .

Incidenti ndodhi menjëherë pas eliminimit të Jozit nga gara, kur ai iu afrua Gjestit dhe e goditi me shuplakë në fytyrë, duke e rrëzuar në tokë përpara kamerave dhe publikut. Pas aktit, forcat e policisë ndërhynë menjëherë dhe arrestuan Jozin, i cili u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH