Showbiz

SKANDALET e Diddy-t marrin kthesë të re: Videot e festave mund të shfaqen në gjyq

Shkruar nga Liberale

SKANDALET e Diddy-t marrin kthesë të re: Videot e festave mund të

Reperi dhe producenti i njohur Sean “Diddy” Combs po përballet me zhvillime të reja ligjore, pasi prokuroria ka kërkuar që videot e sekuestruara gjatë bastisjeve në rezidencat e tij në Los Angeles dhe Miami të përdoren si prova në gjyqin që pritet të zhvillohet së shpejti.

Pamjet, të cilat thuhet se përmbajnë momente eksplicite dhe dëshmi të mundshme për abuzime të ndërlidhura me trafikimin seksual dhe shantazhin – akuzat kryesore që rëndojnë ndaj Diddy-t – mund të kenë ndikim të madh tek juria. Autoritetet i kanë cilësuar videot si “tronditëse” dhe me përmbajtje të ndjeshme që përfshijnë disa viktima.

Nga ana tjetër, mbrojtja po përpiqet të kufizojë përmasat e procesit. Avokatët e Diddy-t kanë propozuar një pyetësor të detajuar për përzgjedhjen e jurisë, përfshirë pyetje mbi gatishmërinë e anëtarëve të mundshëm për të parë përmbajtje të rënda vizuale. Prokuroria, ndërkohë, e ka cilësuar këtë pyetësor si të tejzgjatur dhe me qëllim për të ndikuar në përzgjedhjen e jurisë.

Gjykimi parashikohet të zgjasë tre javë, por përfshirja e materialeve të reja mund ta zgjasë edhe më shumë. Ky proces gjyqësor pritet të jetë ndër më të bujshmit në industrinë e muzikës viteve të fundit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH