"Politika tregtare jokoherente e Trump do të shkaktojë dëme të qëndrueshme".
“Edhe pas tërheqjes së tij, presidenti i ka bërë dëm të thellë ekonomisë botërore” - shkruhet në analizën e artikullit kryesor të javës nga “The “Economist”.
Pas terrorit, euforia. Kur, më 9 prill, Presidenti Donald Trump shtyu për 90 ditë tarifat më të palogjikshme dhe shkatërruese të tij, pas një shkrirjeje në tregjet financiare, indeksi s&p 500 i aksioneve amerikane u rrit me 9.5%, rritja më e shpejtë ditore në gati 17 vjet.
Skenarët më të errët për ekonominë botërore që ishin parashikuar nga investitorët deri në atë moment tani nuk kanë gjasa.
Duket se ka një kufi për rëniet e tregut që presidenti do të tolerojë në orën e tij. Pas kaosit që pasoi njoftimin e zotit Trump për tarifat "reciproke" një javë më parë, ky nuk është një mesazh i vogël ngushëllimi për botën.
The “Economist” i sheh me pesimizëm politikat e tarifave të Donald Trump.