Në vitin 2024, sipas të dhënave të INSTAT, Instituti i Statistikave, prodhimi në serra përfaqëson 22,7 % të prodhimit në vend, ku 80 për qind është e përqëndruar në Fier dhe Berat. Prodhimi ka njohur vetëm në disa variete një rritje të papërfillshme për vitin që lamë pas.
Drithërat arritën në 649.919 tonë, me nivelin më të lartë të prodhimit në Qarkun Fier me 149.252 tonë, ndjekur nga Elbasani dhe Korça.
Perimet regjistruan një prodhim prej 1.424.404 tonë, me rritje 2,9 %, krahasuar me një vit më parë. Fieri, Tirana dhe Berati janë qarqet me prodhimin më të lartë.
Patatja shënoi rritje me 1,3 %, duke arritur në 277.824 tonë, ku qarku Korçë kryeson.
Fasulet dhe bimët medicinale shënuan rritje përkatësisht me 4,6 % dhe 7,7 %, ndërsa bimët industriale pësuan rënie me 7,9 %.
Prodhimi në serra
Prodhimi në serra përfaqëson 22,7 % të perimeve gjithsej, me një rritje vjetore 4,0 %.
Qarku Fier kontribuon me 49,1 % dhe Berati me 30,2 % të këtij prodhimi.
Struktura e perimeve
Perimet e njoma përbëjnë 66,1 % të prodhimit total, ku domatja, kastraveci dhe speci janë më të përfaqësuarat.
Brenda perimeve të thata dhe bostanoreve dominojnë përkatësisht qepa e thatë me 83,9 % dhe shalqini me 80,2 %.
Drufrutorët
Prodhimi i pemëve frutore arriti në 295.532 tonë, duke shënuar rritje prej 3,1 %, me Qarkun Korçë si kontribuesin kryesor.
Në pemët me farë, molla ka peshën më të madhe, ndërsa në pemët me bërthamë dominojnë kumbullat.
Prodhimi i ullirit arriti në 146.726 tonë, duke shënuar një rritje prej 24,6 %, krahasuar me një vit më parë.
Qarku Vlorë është kontribuesi kryesor në prodhimin e agrumeve me 62,6 %, ndaj prodhimit gjithsej në vend, 59.162 tonë.