Ekonomi

Detyrimet e papaguara të institucioneve: BORXHET u rritën me 21 milionë euro vetëm në 3 muajt e parë të 2025

Shkruar nga Liberale

Detyrimet e papaguara të institucioneve: BORXHET u rritën me 21

Detyrimet e papaguara të ministrive dhe bashkive të vendit janë rritur me 21 milionë euro gjatë 3 muajve të parë të vitit 2025.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, totali i detyrimeve të papaguara ka arritur në 94 milionë euro, nga 73 milionë euro që ishte vlera në fund të vitit 2024.

Sa i përket institucioneve qendrore që kanë kryer investime dhe nuk kanë bërë likuidimet, kryeson Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me rreth 19 milionë euro, e ndjekur nga Ministria e Brendshme me 5.5 milionë euro dhe më pas Ministria e Mbrojtjes me 4 milionë euro detyrime.

Ndërkohë, nga pushteti lokal, për sa i përket detyrimeve të papaguara, kryeson Bashkia e Tiranës me 12 milionë euro detyrime, Kavaja me 7.5 milionë euro dhe Pogradeci me 2.5 milionë euro.

Pjesa më e madhe e këtyre detyrimeve të papaguara janë ndaj kompanive private, për punë, shërbime, mallra apo mirëmbajtje të kryera.

Një tjetër zë që rrit shumën e detyrimeve janë edhe ato për vendimet gjyqësore: nga 3.8 milionë euro vitin e kaluar, në rreth 24 milionë euro në fund të muajit mars.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH