Zhvillimet në Lindjen e Mesme, pas bombardimeve amerikane të Iranit, ngrenë shqetësime për ndërprerje serioze në furnizimin me "arin e zi"
Çmimet e naftës u rritën me 4% në tregtimin e hershëm aziatik, përpara se fitimet të kufizoheshin disi pas bombardimeve amerikane të Iranit gjatë fundjavës dhe kërcënimeve të Teheranit për hakmarrje, duke ngritur shqetësime për ndërprerje serioze të furnizimit me arë të zi.
Në orët e fundit fuçia e varietetit amerikan WTI shënoi një rritje prej 2.53%, në 75.71 dollarë, ndërkohë që kishte arritur edhe në 77.
Një fuçi nafte bruto Brent në Detin e Veriut u rrit me 2.42% në 78.97 dollarë, pasi më parë kishte tejkaluar edhe 81 dollarë, duke arritur nivelin më të lartë në 6 muaj.
Shqipëria ashtu si pothuajse të gjithë vendet e Europës është tërësisht e varur nga çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare.