
Gjykata e Lartë rrëzon rekusin e Redjan Rrajës. Gjykata s'i pranoi argumentet e Rrajës kundër vendimi të Gjykatës së Posaçmë të Apelit për masë të sigurisë.
Redjan Rraja u dënua një vit më parë me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit me burgim të përjetshëm. Ai u shpall fajtor për atentatin e ndodhur në 1 Nëntor të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit.
Në atë ngjarje u plagos ish-prokurori Arjan Ndoj dhe Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi i njohur si “Rrumi i Sukthit”. Nga të shtënat me armë zjarri fatkeqësisht humbi jetën një javë më vonë në spital shoferi Andi Maloku.
Së bashku me Redian Rrajën u dënua me 35 vite burg edhe Ariol Halilaj. Ndërsa porositësit dhe financuesit e kësaj ngjarje janë në proces gjykimi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për shkak se kanë qenë në kërkim dhe janë zbuluar nga komunikimet në Sky Ecc.