Maria Sofia Lombardo, shoqja e ngushtë e Ilaria Sulës, ka rrëfyer momentin kur takoi Mark Antony Samson, vetëm një orë pas krimit, ditën kur ai hodhi trupin e shqiptaren në pyll brenda një valixheje.
Ajo tregon se Samson e kontaktoi dhe i foli për problemet që kishte pasur me Ilarian.
“Ilaria ishte shoqja ime më e mirë. Ai copa e m***, se kështu duhet të quhet, më shkruante se donte të më takonte, një orë pasi hodhi trupin e saj. U ulëm të hanim dhe më tregoi për ulje-ngritjet që kishte me Ilarian. Jam e shkatërruar. Ishim praktikisht motra, sepse jetonim bashkë”, tha si fillim Maria.
Maria gjithashtu rrëfen se Samson përdorte telefonin e Ilarias dhe i dërgonte mesazhe nga ai, duke iu thënë se po shkonte të takohej me një djalë që nuk e kishte parë kurrë më përpara.
“Nga telefoni i Ilarias, Samsoni më kishte shkruar se po kishte shkuar të takonte një djalë që nuk e kishte parë kurrë më përpara, i cili ishte jashtë qytetit, afër Napolit dhe se nuk donte të më dërgonte vendndodhjen e saj edhe pse e kisha pyetur tre-katër herë gjatë gjithë bisedës. Vërtet dukej se Ilaria shkruante sepse na njihte aq mirë, sa dinte dhe çfarë mesazhesh të dërgonte”, u shpreh shoqja e viktimës.