Kronikë

"Po çmendem"! E vrau dhe trupin e futi në valixhe, Mark Samson në gjendje të RËNDË psikologjike

Shkruar nga Liberale

"Po çmendem"! E vrau dhe trupin e futi në valixhe, Mark

Mark Samson, 23-vjeçari i akuzuar për vrasjen e Ilaria Sulës, i ka shkruar dhe i ka dërguar një letër nga burgu familjes së vajzës, ku kërkon falje për veprimet e tij.

Sipas raportimeve, 23-vjeçari me origjinë filipinase, i cili ndodhet në burgun Regina Coeli në Romë, po monitorohet nga afër nga frika se mund të kryejë akte vetëlëndimi.

“Unë jam Mark Samson dhe po shkruaj nga qelia ime ku do të qëndroj për disa vite. Çdo ditë mendoj për krimin mizor që kam bërë dhe nuk di çfarë të them, por mbi të gjitha nuk e di se çfarë më ka ndodhur. Është banale të kërkoj falje për dhimbjen që kam shkaktuar, por dua t’i kërkoj falje Ilarias”. 

Kështu shkruhet në letrën e bërë publike nga mediet italiane.

“Unë jam çmendur nga pikëllimi dhe kam humbur kontrollin,” shkroi Samson. Jam i vetëdijshëm se asgjë që mund të them apo të bëj sot nuk do ta lehtësojë qoftë edhe pak dhimbjen e familjes. Nuk po përpiqem të zvogëloj përgjegjësitë e mia apo të shpëtoj nga pasojat e veprimeve të mia. Jam gati të paguaj mëkatet e mia pa asnjë justifikim. MS.” 

Prindërit e Ilarias, e gjithë familja dhe vëllai i saj nuk e pranojnë faljen.

Vrasja e të resë shqiptare, Ilaria Sula tronditi komunitetin ku jetonin. 22-vjeçarja, studente në Romë, u vra nga ish i dashuri i saj, i cili pas krimit, futi trupin në një valixhe dhe e hodhi në një zonë të pyllëzuar.

Ilaria u gjet pas disa ditësh kërkime pasi u denoncua e zhdukur nga familja. Samson ka pranuar krimin dhe është arrestuar, ndërsa nëna e tij, e cila ndodhej në shtëpi në momentin e vrasjes, ka pranuar se e ka ndihmuar të birin për të fshirë gjurmët e gjakut.

Sipas Samson, arsyeja e krimit të rëndë ishte xhelozia. Ai nuk e pranonte ndarjen nga Ilaria dhe në momentin që ajo ndodhej në shtëpinë e tij ka parë një mesazh në telefon nga një djalë. Sipas dëshmisë, ai nuk e kishte paramenduar krimin, por kur ka parë mesazhin është verbuar nga xhelozia./vizionplus.tv

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH