Kronikë

"Së shpejti ILARIA do të diplomohej", mes dhimbjes, prindërit kërkojnë drejtësi: Vajza jonë s'ishte objekt, e trajtuan mizorisht filipinezët

Shkruar nga Liberale

"Së shpejti ILARIA do të diplomohej", mes dhimbjes,

Flamur dhe Gëzime Sula, prindërit e së ndjerës, 22-vjeçares, Ilaria e cila u vra mizorisht dhe pa pikë mëshire nga dora e ish- të dashurit filipinez, kërkojnë  që të vihet drejtësi për bijën e tyre. 

Ilaria kishte shkuar për të studiuar në Romë për statistikë, një degë që e donte shumë, por jeta iu ndërpre në mes nga dora e ish të dashurit të saj, një 23-vjeçar me origjinë filipinase, Mark Antony Samson.

Së fundmi prindërit e saj kanë folur për televizionin italian RAI, ku natyrisht dhimbja për ta është e paimagjinueshme.

“Nuk e di si do ia bëj pa Ilarian. Ishte gjithçka Ilaria për mua, ishte gjithçka. Ma shkulën nga zemra”, shprehet mamaja e saj.

Flamuri kërkon drejtësi për vajzën e tij. Ai thotë se Ilaria nuk ishte një objekt që e trajtuan në atë mënyrë çnjerëzore.

“E vranë dhe e hodhën brenda një valixheje. Çfarë ishte ajo, një objekt? Vajza ime nuk ishte një objekt, nuk ishte një triko, as një palë këpucë, por njeri”, thotë mes dhimbjes që i dallohet në sy i ati.

Pavarësisht qindra telefonatave, asnjë mesazh nuk vinte nga Ilaria. Gëzime Sula thotë se menjëherë ka menduar më të keqen. Por ajo që ia shton dozën kësaj tragjedie është mamaja e autorit.

“Mamaja duhet të telefononte menjëherë ambulancën e urgjencën dhe jo ta ndihmonte që ta hidhnin”, tha Flamur Sula.

Së shpejti, Ilaria do të diplomohej, një ditë që mezi e priste. “Fliste edhe për fustanin që donte të vishte për diplomimin”, tha mamaja.

Ndërkaq, familja Sula falenderoi të gjithë të pranishmit në ceremoninë mortore të vajzës së tyre.

“Gjithë ata njerëz që morën pjesë në hidhërimin tonë më dhanë forcë mua dhe familjes. I falenderoj forcat e policisë në Romë dhe Terni për punën e tyre. Falenderoj të gjithë studentët, shokët e klasës dhe miqtë e Ilarias. Falenderoj komunitetin italian dhe shqiptar që ishin pranë familjes sime. Faleminderit të gjithëve”, tha Flamuri.

Në lidhje me vrasjen e Ilaria Sulës janë arrestuar Mark Antony Samson dhe mamaja e tij. Kjo e fundit e ndihmoi që të fshihte trupin e pajetë.

Sipas hetimeve, pas vrasjes Samson ka shkuar për të ngrënë me një shoqen e Ilarias. Madje ai ka përdorur telefonin e saj për të devijuar hetimet duke dërguar mesazhe sikur ishte ajo dhe se do të kthehej.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH