
Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka kryer 7 vjedhje brenda 48 orësh, tre prej të cilave me thyerje.
I riu me inicialet O. T., është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Repeater”, i finalizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2. Sipas autoriteteve, ai rezulton të jetë një emër i njohur për drejtësinë, pasi më herët është dënuar për të njëjtën veprimtari kriminale.
Nga hetimet paraprake rezulton se më datë 8 prill 2025, i riu ka kryer vjedhje me thyerje në tre dyqane dhe markete në kryeqytet. Ndërsa një ditë më vonë, më 9 prill, ai ka vjedhur 5 biçikleta, të cilat ndodheshin në banesa ose në rrugë, në pronësi të katër qytetarëve të ndryshëm.
Policia bën me dije se hetimet vijojnë për të zbuluar nëse i riu është i përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh të ndodhura së fundmi në Tiranë.