Kronikë

U denoncuan të zhdukur, gjenden në Durrës dy 13-vjeçarët

Shkruar nga Liberale

U denoncuan të zhdukur, gjenden në Durrës dy

Dy të mitur që janë denoncuar të zhdukur në policinë e Tiranës, janë gjetur në Durrës.

Policia njofton se kërkimet për ta nisën pasi nëna e njërit prej 13-vjeçareve u paraqit në Komisariatin nr.4.

“Mesditën e djeshme, ka njoftuar shtetasja B. K., 44 vjeçe, se ishin larguar pa komunikuar me familjarët, djali i saj 13 vjeç, së bashku me shokun e tij, bashkëmoshatar. Si rezultat i kërkimeve të pandërprera të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, të miturit janë gjetur në Durrës”, njofton policia.

Dy djemtë i janë dorëzuar familjarëve, në gjendje të mirë shëndetësore. Ata po ashtu kanë deklaruar se janë larguar, me dëshirën e tyre nga banesa.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH