Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi, ku ka humbur jetën një 42-vjeçar shqiptar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ishullin Euboea, në qytetin Karystos, ku automjeti i drejtuar nga një shqiptari është përplasur me një mjet që lëvizte në drejtim të kundërt dhe drejtohej nga një shtetas grek 75-vjeçar. Përplasja ka qenë e forte dhe ka rezultuar me përmbysjen e automjetit të parë dhe vdekjen e 42-vjeçarit që ishte pasagjer në mjetin e bashkëatdhetarit.
Përveç viktimës, aksidenti ka shkaktuar plagosjen e katër personave të tjerë, përfshirë drejtuesin e mjetit shqiptar dhe tre pasagjerë grekë, të cilët janë transportuar në spital me lëndime të ndryshme, dy prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda dhe një tjetër ka mbetur me dëmtime më të lehta.
Një tjetër i plagosur është edhe drejtuesi i mjetit grek, i cili gjithashtu ka marrë dëmtime nga përplasja. Forcat zjarrfikëse janë angazhuar menjëherë për të liruar të lënduarit, dhe hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit janë në vazhdim nga Komisariati.