Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se po zgjeronte “zonën e re të mbrojtjes kombëtare” të krijuar nga memorandumi presidencial javën e kaluar përgjatë kufirit SHBA-Meksikë, duke shtuar 90 milje në zonën që synon sigurimin e kufirit.
Kjo zonë e re e mbrojtjes kombëtare shtrihet më shumë se 170 milje përtej kufirit tonë në Nju Meksiko, por në javët e ardhshme, administrata do të shtojë më shumë se 90 milje në shtetin e Teksasit”, u tha gazetarëve sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt gjatë konferencës së sotme për shtyp.
“Kjo zonë e mbrojtjes kombëtare do të rrisë aftësinë tonë për të zbuluar, ndaluar dhe ndjekur penalisht të huajt e paligjshëm, bandat kriminale dhe terroristët që ishin në gjendje të pushtonin vendin tonë pa pasoja për katër vitet e fundit nën administrimin e Biden”, shtoi ajo.