Bota

Vrau prindërit pa pikë mëshire dhe tentoi të hiqte qafe TRUMP, ky është adoleshenti i rrezikshëm

Shkruar nga Liberale

Vrau prindërit pa pikë mëshire dhe tentoi të hiqte qafe

Një adoleshent nga Wisconsin, Nikita Casap, 17 vjeç, është akuzuar për vrasjen e nënës dhe njerkut të tij si pjesë e një plani për të vrarë ish-presidentin Donald Trump dhe për të përmbysur qeverinë amerikane. Sipas autoriteteve, Casap qëndroi në shtëpi me trupat e pajetë për rreth dy javë para se të arratisej me 14,000 dollarë, pasaporta dhe qenin e familjes. Ai u arrestua më vonë në Kansas.

Hetimet federale zbuluan një manifest trefaqësh antisemitik ku Casap shprehte synimin për të vrarë Trumpin dhe për të nxitur një revolucion politik.

Ai kishte blerë një dron dhe eksplozivë, dhe kishte komunikuar planet e tij përmes TikTok dhe Telegram me një bashkëbisedues rusishtfolës. Autoritetet besojnë se ai planifikonte të përdorte dronin për një sulm dhe të arratisej në Ukrainë.

Casap përballet me akuza shtetërore për vrasje të shkallës së parë dhe akuza federale për komplot për vrasjen e presidentit dhe përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë. Ai ndodhet në paraburgim me një garanci prej 1 milion dollarësh dhe pritet të paraqitet në gjykatë më 7 maj.

Liberale Newsroom

Diplomati dhe intelektual i klasit "A", Ilir Shqina u nda papritur dhe para kohe nga jeta këtë të premte. Ai mësohet se vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ilir Shqina u dallua për angazhimet e tij profesionale dhe kontributin në fushën e mediave dhe komunikimit. Pedagog i shkencave sociale në Universitetin e Tiranës që prej fillimit të viteve '90, diplomat i shquar, madje edhe sportist, kohët e fundit ai ka qenë i punësuar në ministrinë e Jashtme. 

Lajmi i trishtë u është konfirmuar fillimisht për publikun nga ish-ministrja e Integrimit Europian, Majlinda Bregu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e cilëson ndarjen nga jeta të Ilir Shqinës si një lajm të trishtë dhe humbje të parakohshme.

Bregu kujton me respekt bashkëpunimin me Shqina-n, duke theksuar se e ka njohur fillimisht si pedagog në universitet, dhe më pas ka pasur fatin ta ketë pranë si këshilltar diplomatik gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Integrimit Europian. Ajo nënvizon se ndonëse kishin bindje të ndryshme politike, Ilir Shqina spikati për korrektësinë, dinjitetin dhe maturinë që solli në administratë – cilësi që ajo i konsideron të rralla në shërbimin publik.

"U prehsh në paqe miku im Ilir Shqina" - shkruan ish-deputeti, Ralf Gjoni. "Kush e ka njohur Ilir Shqinen nga afër dhe ka patur fatin të punojë me të, sot ndjehet i thyer totalisht prej humbjes së një njeriu të jashtëzakonshëm. E pabesueshme se sa e shkurtër është jeta. Ngushëllime familjes. Trishtim total" -  shkruan me trishtim Ralf Gjoni.

Ilir Shqina, Grida Duma dhe Aulon Kalaja në vitin 2018

Tronditja ishte e madhe mes miqve dhe shokëve nga lajmi i trishtë dhe po aq dhimbja për humbjen e intelektualit, Ilir Shqina.

Ilir Shqina me shoqërinë në gjimnaz

Në mesazhet e shumta të ngushëllimit disa nga miqtë e tij i kanë kujtuar vitet e gëzueshme të shkollës. Ai la pas një djalë ndërsa mbante lidhje të forta me të atin, inxhinierin e njohur beratas. 

Ilir Shqina me të atin, viti 2022

Shqina ka punuar në sektorin e gazetarisë dhe ka qenë aktiv në projekte e nisma që lidhen me zhvillimin e medias dhe kulturës në Shqipëri. Gjithashtu, Ilir Shqina ka qenë i përfshirë edhe në disa aktivitete shoqërore dhe ka marrë pjesë në debate publike për çështje të ndryshme sociale.

Ilir Shqina dhe Grida Duma, para divorcit

22 vite ka qenë i martuar me Grida Dumën. Ata u ndanë në vitin 2019 dhe i dhanë fund zyrtarisht martesës së tyre në vitin 2022. Divorci i tyre tërhoqi vëmendjen e mediave dhe opinionit publik, për shkak të statusit të lartë që ata kishin në shoqërinë shqiptare, .

Grida Duma, si një figurë e njohur politike dhe publike, dhe Ilir Shqina, i njohur për angazhimet e tij profesionale, kanë pasur gjithashtu një jetë private të mbushur me shumë spekulime dhe interes mediatik. Megjithatë, ata kanë arritur të ruajnë një farë privatësie rreth detajeve të ndarjes së tyre, dhe nuk kanë dhënë shumë informacion në lidhje me arsyet e divorcit.

Ilir Shqina dha një kontribut të çmuar në botën akademike dhe diplomatike si dhe kishte shumë për të dhënë. Ai iku duke na lënë mesazhin se koha është gjithmonë e pamjaftueshme për njerëzit e mirë, të urtë, punëtorë e të virtytshëm. Në një botë edhe të padrejtë siç ishte fatkeqësisht ndarja para kohe nga jeta e Ilir Shqinës.

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH