Kronikë

Njerëzit e Agron Kapllanaj përplasen me hetuesit e BKH dhe policinë, shoqërohen disa persona

Shkruar nga Liberale

Njerëzit e Agron Kapllanaj përplasen me hetuesit e BKH dhe

Një incident i rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier.

Njerëzit e ish-kryetarit të bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj janë përplasur me hetuesit e BKH-së dhe forcat operacionale.

"Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, së bashku me hetuesit e BKH-së pasditen e sotme kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit. Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme. Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, - tha policia. 

Mbetet e paqartë arsyeja e përplasjes mes tyre, pasi BKH ka njoftuar se nuk mund të japë informacione të detajuara.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH