Politikë

Ministri Hasani në Luksemburg: Shqipëria vazhdon përpara rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE

Shkruar nga Liberale

Ministri Hasani në Luksemburg: Shqipëria vazhdon përpara

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndodhet në Luksemburg ku ka marrë pjesë në takimin e organizuar me nismë të  Përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëherësh Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.

Në këtë organizim, pjesëmarrësit shkëmbyen mendime mbi çështje kyçe si siguria, mbrojtja, kërcënimet e përbashkëta, zgjerimi dhe nevoja për veprim të përbashkët.

Ministri Hasani nënvizon se “Shqipëria është një partnere e angazhuar në këto diskutime, ndërsa vazhdon përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH