Kronikë

Zjarr në Lushnjë, shkrumbohet tërësisht banesa

Shkruar nga Liberale

Zjarr në Lushnjë, shkrumbohet tërësisht banesa

Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnje.

Zjarri i rënë ka djegur gjithçka në banesën njëkatëshe. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka vënë në kontroll zjarrin. Dëmet materiale janë të mëdha, por fatmirësisht nuk ka lëndime në njerëz. Nga zjarri i rënë është stakuar energjia elektrike në gjithë lagjen.

Sipas zjarrfikësve, zjarri mund të ketë rënë si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike apo edhe zjarrit të oxhakut që kishte në banesë për ngrohje.

Efektivët e Policisë së Shtetit u vunë në ndihmë të zjarrfikësve, ashtu si edhe disa banorë të zonës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH