Kronikë

Zhdukja e Mariglen Gjonajt, Prokuroria kërkon burg përjetë për vrasësin e dyshuar

Shkruar nga Liberale
Zhdukja e Mariglen Gjonajt, Prokuroria kërkon burg përjetë

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshem për 32-vjeçarin Kristjan Cenaj lidhur me vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së Mariglen Gjonajt teksa avokati i familjarëve të viktimës kërkon zgjerimin e hetimeve.

Mësohet se avokati pretendon se autori ka bashkëpunuar me persona të tjerë që nuk janë hetuar dhe sipas tij dosja penale është e cunguar dhe duhet t’i shkohet deri në fund kësaj çështjeje.

Në vitin 2015 Kristjan Cenaj dyshohet se vrau 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj në Mamurras për t’i vjedhur viktimës orën Rolex dhe varesen e floririt. Krimi u zbulua në 2022-shin kur u gjetën eshtrat e groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në Fushe Kuqe të Kurbinit, afro 7 vite nga zhdukja e 16-vjecarit. Kristjan Cenaj, i cili prej dy vitesh gjendet në paraburgim ka mbajtur qendrim mohues, duke pretenduar se nuk është ai vrasësi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH