Kronikë

Vrau me thikë bashkëshorten e tij, nënën e dy fëmijëve, merret vendimi për Ramis Micin

Shkruar nga Liberale

Vrau me thikë bashkëshorten e tij, nënën e dy

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Elbasanit, ku a dënuar me burgim të përjetshën Ramis Micin, i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 30 korrikut të vitit 2022 në Elbasan, ku pas një zënke xhelozie Ramiz Mici vrau me thikë partneren e tij, Etlira Elezi, nënë e dy fëmijëve.

Të dy të divorcuar dhe prindër nga martesat e mëparshme, çifti kishte vendosur të bashkëjetonte në një banesë me qira në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan ku edhe ndodhi ngjarja.

Ramis Mici është shpallur fajtor për veprën penale  “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH